Tech Travel

NASA shtyn misionin, ja kur pritet zbarkimi në “Hënë” për herë të dytë!

Misioni i parë i Agjencisë amerikane të Hapësirës (NASA), në Hënë, prej vitit 1972, është shtyrë për një vit, përkatësisht 2025.

Pak persona kanë besuar se misioni i NASA-s do të mund të realizohej më 2024, për shkak të zvogëlimit të fondeve dhe një padie për pajisjen që planifikohet të ulet në Hënë.

Sipas programit Artemis, NASA do të dërgojë gruan e parë dhe burrin e 13-të në sipërfaqen e Hënës.

Një gjykatë federale në SHBA ka mbështetur vendimin e NASA-s për të nënshkruar kontratën me kompaninë SpaceX, për ndërtim të pajisjes kyçe të misionit.

Themeluesi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos e ka kundërshtuar këtë vendim pjesërisht, duke thënë se kontrata ishte supozuar që të ndahej me më shumë se një ofertues.

Kompania e Bezosit, Blue Origin, ka krijuar partneritet me tri kompani tjera për të konkurruar për këtë kontratë.

Megjithatë, NASA pati thënë se diçka e tillë nuk ka qenë e mundshme, për shkak të mugesës së fondeve nga Kongresi.

“Kthimi në Hënë sa më shpejt dhe më sigurt që është e mundur, është prioritet i Agjencisë. Megjithatë, me padinë e fundit dhe faktorë tjerë, shkuarja e njerëzve në Hënë nuk ka mundësi të ndodhë para vitit 2025”, ka thënë ai.

Programi Artemis është thënë se mund të kushtojë rreth 28 miliardë dollarë.