Film & Tv

Nata e katërt e Dancing With The Stars do t’i dedikohet Halloween-it!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS së bashku me partnerët e tyre skenikë, na kanë dhuruar çaste magjike në tre episodet e para të “DWTS”, ku kujtojmë se i fundit i dedikohej Top Fest ndër vite.

Çifte të mrekullueshme, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet skenike kanë një qëllim të vetëm, fitoren. E teksa janë në rrugëtimin drejt finales, duket se konkurrentët e “Dancing With The Stars” absolutisht që do të dhurojnë show magjik mbrëmjen e sotme.

Në një natë të dedikuar Halloween-it, konkurrentët e “DWTS” duket se do të sjellin kërcime të frikshme, ku muzika, kostumet dhe grimi do t’ju vijnë në ndihmë për të krijuar atmosferën perfekte të Halloween-it.

Epo presim me padurim për episodin e sotëm ku nën ritmet e muzikës së frikshme, çiftet e “DWTS” do të sjellin performancat e tyre magjike. Kujtojmë se Ilir Dushkaj dhe Alban Nimani janë dy konkurrentët e parë që janë larguar nga gara, teksa 12 çifte luftojnë ende për fitoren e çmimit të madh.