Showbiz

Natalie Portman vjen me versionin femër të “Thor”

Aktorja e famshme hollivudiane Natalie Portman do të rikthehet në ekran me një rol të rëndësishëm.

Ajo do të vijë në versionin femër të perëndisë Thor, në realizimin më të ri të tij “Thor: Love and Thunder”. Mbretëresha e vetëtimës do të na çojë në një sërë aventurash në luftën mes të mirës, së keqes edhe dashurisë.

Natalie do të zëvendësojë Chris Hemsworth në filmin e ri por ky lajm nuk është pritur mirë nga të gjithë. Një pjesë e fansave të personazhit të “Marvel” mendojnë se aktorja nuk është në nivelin e duhur për të qenë personazhi kryesor.

Publiku mendon se vendin e saj si Jane Foster duhet ta marrë një aktore tjetër.