Bota

Ndahet nga jeta aktori i njohur Philip Baker Hall!

Aktori veteran i personazheve Philip Baker Hall ndërroi jetë të dielën në moshën 90-vjeçare, sipas raportimeve. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, por ai vuajti nga emfizema, një sëmundje e mushkërive dhe në disa dalje të tij u pa duke përdorur një oksigjen portativ, si në premierën e filmit të tij “The Last Word” në 2017.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e bëri miku i tij më i mirë dhe shkrimtari i “Los Angeles Times”,  Sam Farmer në rrjetin social Twitter.

Fqinji, miku im dhe një nga njerëzit më të mençur, më të talentuar dhe më të sjellshëm që kam takuar ndonjëherë, Philip Baker Hall, ndërroi jetë paqësisht mbrëmë. Ai ishte i rrethuar nga njerëzit e dashur. Bota ka një hapësirë boshe në të.

Hall kishte një karrierë aktrimi që përfshin më shumë se katër dekada dhe u shfaq në më shumë se 190 role. Philip luajti në ‘trailer’-in e krimit të vitit 1996 “Hard Eight”, së bashku me John C. Reilly, Samuel L. Jackson dhe Gwyneth Paltrow. Ndërsa më pas pati role në filmat e mëvonshëm të Anderson, Boogie Nights dhe Magnolia.

Por shumë e njohin atë më së miri nga qëndrimi i tij në Seinfeld, në të cilin ai (në mënyrë qesharake) luajti policin e bibliotekës Joe Bookman. Krijuesi i Seinfeld, Larry David tha për The Washington Post në 2017 se:

Philip më ka bërë të qesh më shumë se çdo aktor me të cilin kam punuar.