Celebrities

Ndahet nga jeta drejtori ekzekutiv i “Off-White”, Virgil Abloh!

Një prej talenteve më të mëdha të botës së modës është Virgil Abloh. Një sipërmarrës dhe Dj amerikan, i cili ka qenë drejtor artistik i koleksionit të veshjeve për meshkuj tek “Louis Vuitton” që nga marsi i 2018-ës. Abloh ishte gjithashtu drejtori ekzekutiv i markës “Off-White”, në Milano, një shtëpi mode që ai vetë e themeloi në 2012.

Ishte amerikani i parë me origjinë afrikane që u bë drejtor artistik i një shtëpie mode tepër luksoze si dhe është emëruar nga revista “Time” si një ndër 100 njerëzit më me influencë në botë.

Pak minuta më parë, fatkeqsisht u bë i ditur lajmi se Abloh humbi jetën. Me anë të një postimi në Instagram të bërë nga familja e tij  u zbulua se dizajneri kishte mbi dy vite që luftonte me një formë të rrallë, agresiv të kancerit.

Thuhet se Virgil është diagnostikuar që në 2019 me këtë sëmundje por ka zgjedhur ta luftojë privatisht duke marrë trajtime edhe pse ishte nën drejtim të shumë kompanive e nismave që kishin të bënin me artin, muzikën, kulturën.

Ai ishte i njohur për guximin dhe optimizmin e tij që nuk u lëkundën kurrë. Ishte shumë pro dhe punonte për të patur barazi në art.

Artisti ka patur një fjali që e thoshte shumë shpesh, e mendohet që ka qenë dhe motoja e tij.

Gjithçka që bëj është për versionin 17-vjeçar të vetes sime

Përpos punës e karrierës së tij, ai ka qenë dhe një partner e baba shumë i mirë.