Celebrities Gossip Showbiz

Ndale ‘hapin’ moj Kylie, miliarderja bëhet femra e parë në botë që…

Kylie Jenner është bërë femra e parë në botë që arrin 301 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram. Kjo arritje e bën atë personin e dytë, pas futbollistit Cristiano Ronaldo me 389 milionë, që arrin një numër kaq të lartë ndjekësish. Më herët, ishte Ariana Grande, që mbante vendin e parë si femra më e ndjekur në Instagram. Në shkurt të vitit 2019, këngëtarja mblodhi 146.5 milionë ndjekës, duke ia kaluar Selena Gomez, e cila kishte pozicionin e më të ndjekurës para këngëtares.

Shumë personazhe publikë duket se kanë një numër të madh ndjekësish në këtë rrjet social por numrat nuk korrespondojnë me realitetin pasi duket se profilet e rreme janë të pafundme, të cilët ndikojnë shumë në këto numra. ‘Fasthosts.co.uk’ hulumtoi llogaritë e të famshmëve, ku identifikoi profilet që kanë përqindjen më të lartë të ndjekësve të rremë. Në krye të listës është Kylie Jenner, e cila ka më së shumti ndjekës fallco në ‘Instagram’, me pothuajse 29%.

Ylli televiziv, e cila është në pritje të fëmijës së dytë me reperin Travis Scott, mori një pushim nga rrjetet sociale, pasi 10 fansa humbën jetën në Festivalin Astroworld të Scott në Houston më 5 Nëntor. Ndërkaq, Kylie bëri bujë të madhe kur lajmëroi për shtazëninë e saj të dytë dhe ku fansat filluan të aludonin për ardhjen në jetë të fëmijës. Shumë thanë se ajo kishte lindur fshehurazi.

Në një foto të fundit që Travis Barker ka shpërndarë në rrjetet sociale, fansat e Kylie-t besojnë se ajo ka lindur. Ndjekësit fillimisht spekuluan se modelja kishte lindur tashmë pasi motra e saj Khloe Kardashian postoi një foto të vajzës së Kylie-t, Stormi e veshur me maskë në një mbledhje Krishtlindjesh. Vlen të përmendim se një burrë është arrestuar për shkelje të ligjit pasi dyshohet se u përpoq t’i propozonte Kylie Jenner javën e kaluar.