Bota

Ndalohet reklama e Adidas në Mbretërinë e Bashkuar!

Reklama e Adidas që tregonte disa fotografi me gjoksin e ekspozuar është ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar nga Autoriteti i Standardeve të Reklamimit. Materiali promovues i kompanisë së veshjeve për crop-top-et e saj sportive, i publikuar në muajin shkurt përmbante disa fotografi me gjokse të ekspozuara të grave.

Imazhet, të cilat u shfaqën në një tweet dhe dy postera, synonin të nxirrnin në pah diversitetin e trupit dhe përpjekjen e Adidas për t’iu përshtatur të gjitha formave dhe madhësive.

ASA tha se kishte marrë 24 ankesa për reklamat. Disa konsideruan se përdorimi i lakuriqësisë ishte i kotë, i objektivizuan gratë duke i seksualizuar dhe duke i reduktuar në pjesë të trupit. Të tjerë kundërshtuan nëse reklamat e posterave ishin të përshtatshme për t’u shfaqur aty ku mund të shiheshin nga fëmijët. Të dyja ankesat u miratuan dhe reklamat nuk duhet të shfaqen më.

ASA nuk u pajtua që gratë në reklamë ishin objektivizuar ose seksualizuar. Ata u shprehën se:

Megjithëse ne nuk e konsideruam se mënyra se si u portretizuan gratë ishte seksualisht eksplicite apo objektive, ne konsideruam se përshkrimi i gjinjve të zhveshur kishte të ngjarë të shihej si lakuriqësi e qartë.

ASA vendosi që reklamat nuk mund të shfaqeshin përsëri në media, ku mund të shiheshin nga fëmijët.

Ne vumë re se gjoksi ishte fokusi kryesor në reklama dhe kishte më pak theks tek crop-top-et.

Adidas UK lëshoi një deklaratë duke thënë se imazhet kishin për qëllim vetëm të reflektojnë dhe të festojnë forma dhe madhësi të ndryshme, të ilustrojnë diversitetin dhe të demonstrojnë crop top-et e përshtatura.