Aktualitet

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, reagon politika shqiptare!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish presidentit Bujar Nishani. Në një mesazh ngushëllimi drejtuar familjarëve, Meta shkruan se Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.

“Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.
Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe!

Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.
Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt.
I paharruar kujtimi i President Nishanit! Të prehet në paqen e merituar!”- shkruan Meta

“Ikonë e vlerave më të larta morale të njeriut, ndershmerisë, atdhetarise dhe perkushtimit”. Kështu e përkufizon ish kryeministri Sali Berisha, ish presidentin Bujar Nishani, i cili u nda sot nga jeta.

“Bujar Nishani ishte gjithashtu nje drejtues i shkelqyer dhe efiçent e i dashur i Partise Demokratike, deputet, minister, dhe kandidat i votuar per president te Republikes nga mazhoranca e kesaj partie.”- vijon më tej Berisha regimin e tij, duke e konsideruar ish presidentin e ndjes si një prej bashkpuntorëve më të afert, më të aftë, i cili vijon Berisha do mbetet gjithmonë në memorien time si mirënjohje e thellë për bashkepunimin e ngushtë qe kemi patur si krenari e veçantë që pata një mik fisnik si ai.

Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, për ndarjen nga jeta të ish presidentit Lulzim Basha.

“Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!” shkruan Basha.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur!

U prehsh ne paqe President Nishani!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.