Music Showbiz

Ndarja nga partneri ka dhe të mirat e saj…Këtë jua vërteton Kelly Clarkson!

Që pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, këngëtarja e famshme, Kelly Clarkson, është duke kaluar një periudhë mjaft të vështirë. Duket se e vetmja gjë që i bashkon Clarkson me Brandon Balckstock janë dy fëmijët që ata kanë së bashku.

Por mesa duket ndarja i ka shërbyer Kelly-t që të bëhet më kreative për të shkruar këngë të reja. Në një intervistë për ‘Entertainment Tonight’, Clarkson ka bërë të ditur se ka shkruar 60 këngë, të cilat do t’i publikojë së shpejti.

Unë kam shkruar 60 këngë. Në çdo kohë që kalon në jetë, është një gjë kaq e mrekullueshme që mund të kesh dalje, pavarësisht nëse njerëzit e besojnë apo jo.

Kelly është bërë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në “American Idol”, ku u shpall edhe fituese e këtij kompeticioni. Rikujtojmë, se Kelly dhe Brandon janë takuar në vitin 2012 në “Super Bowl XLVI” dhe çifti lidhën kurorë në tetor të vitit 2013.