Aktualitet

Nderoi heronjtë serbë për Vidovdanin, Grenell kërcënohet me vdekje!

Ish i dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë-Serri, Richard Grenell ka marrë një kërcënim me vdekje në adresën e tij zyrtare në Instagram. Grenell ka publikuar vetë kërcënimin dhe rezulton se një shqiptar me emrin Bekim Xhika i shkruan:

‘’Nëse vjen në Shqipëri do të të presim kokën. Të gjithë po të presim. Nuk harrojmë…mos e harro këtë’’

Ai thotë se ky rast duhet raportuar në policinë lokale shqiptare pasi nuk reflekton qytetarët shqiptarë. Ky irritim ka ardhur për shkak të ndërimit që i bëri Grenell serbëve Vidovdanin në 630-vjetorin e Betejës së Kosovës.

Në këtë betejë ku fise nga ballkani u mobilizuan kundër Perandorisë Osmane u vra princi Llazar, ndërkohë Grenell i ka cilësuar serbët si heronj të kësaj beteje.