Bota

Ndërron jetë gazetari holandez i plagosur në Amsterdam!

Ndërron jetë gazetari i njohur i kronikës së zezë në Holandë. Para 9 ditëve, Peter R. de Vries u qëllua me armë zjarri në qendër të Amsterdamit dhe mbeti i plagosur rëndë.

Në një deklaratë të dhënë për mediat, familja njofton:

Peter luftoi deri në fund, por nuk arriti të fitojë betejën!

64-vjeçari mori një plumb në kokë, disa minuta pasi doli nga një studio televizive. Në të kaluarën, atij i është dhënë mbrojtje nga policia,pasi ka marrë kërcënime, për shkak të përfshirjes në çështje penale si gazetar investigativ.

Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç tha se “vdekja e gazetarit është një lajm i tmerrshëm”.

Peter jetoi me bindjen: I përkulur nuk ka asnjë mënyrë të jesh i lirë! Ngushëllime familjes dhe gjithë gazetarëve!

Policia në Holandë njoftoi më herët se agresori i dyshuar është një shtetas holandez, 21-vjeç.