Aktualitet

Ndërron jetë Ilir Dashi, shërbeu në detyra të rëndësishme shtetërore!

Një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme u bë shkak për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-politikanit e biznesmenit, Ilir Dashi. Përmes rrjeteve sociale, lajmin e bënë të ditur miq dhe të afërm të të ndjerit.

Ceremonia e varrimit për t’i dhënë lamtumirën e fundit zhvillohet nesër në orën 11.00.

Ilir Dashi e filloi karrierën si aktor në filma të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”. Më pas u përfshi në biznes e më tej në politikë kur mori ftesë nga LSI për t’iu bashkuar kësaj force politike. Përveçse kryetar i LSI-së në Tiranë, ka qenë drejtor në Bashkinë Tiranë, ish-drejtor i QSUT-së dhe drejtor i Hekurudhave.

Vitin e fundit jetonte në një vend të Afrikës nga ku ishte kthyer javët e fundit për të kaluar ditët e fundit të jetës në vendlindje.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i shpreh ngushëllime familjarëve dhe në një postim në rrjetet sociale shkruan:

I prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut të paharruar, Ilir Dashi.

Shumë dhembje për ndarjen e tij nga jeta, në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta.

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij!

Të prehet në paqen e merituar!