Aktualitet Bota

Ndërron jetë në moshën 22-vjeçare ylli i TikTok, Huey Haha!

Ylli i TikTok, Huey Haha ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare. Të mërkurën, më 27 tetor, miqtë e Huey, Coby dhe Hype Boii, ndanë një seri fotosh dhe videosh me influencuesin 22-vjeçar, duke shkruar:

Kam mësuar të thosha RIP, por kjo dhemb më shumë. Ne gjithmonë e urrenim komedinë, sepse ajo që të gjithë njerëzit shohin janë të qeshurat, jo ajo që bëjmë apo kalojmë. Ata tashmë e hoqën argëtimin me komedinë, por tani nuk do të jetë njësoj pa ty. Të duam vëlla, shihemi në të ardhmen.

Individë të shumtë shprehën ngushëllimet e tyre nëpërmjet postimin, duke përfshirë Daveed Diggs dhe muzikantin Mozzy. Coby dhe Hype Boii që atëherë kanë krijuar një GoFundMe për të mbuluar shpenzimet e funeralit dhe për të mbështetur vajzën e Huey, duke mbledhur më shumë se 20,000 dollarë deri më tani. Sipas një postimi në Instagram në faqen e Huey, ylli vdiq më 25 tetor. Në mbishkrim thuhej:

Ai e donte dhe vlerësonte secilin prej mbështetësve të tij.

Në kohën e vdekjes së tij, Huey ishte duke punuar në karrierën e tij dhe duke krijuar një kanal në YouTube. Për më tepër, Huey ishte një baba i përkushtuar ndaj vajzës së tij, duke thënë në një intervistë se i pëlqen të jetë baba. Ai tha në atë kohë se:

Kur kthehem në shtëpi dhe shoh vajzën time, ajo thjesht vjen me vrap te dera dhe thërret gjithë gëzim. Është ndjenja më e mirë. Ti nuk e kupton vërtet të qenit baba derisa të kesh një fëmijë.

Një komedian që tashmë kishte mbledhur më shumë se 204 mijë ndjekës në Instagram dhe 448 mijë në YouTube, videot e shkurtra të Huey morën deri në 4.5 milionë shikime. Detaje më të hollësishme rreth vdekjes së tij nuk janë dhënë ende.