Bota

Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare ish-koreografi i Michael Jackson, Bruno Falcon!

Bruno ‘Pop N Taco’ Falcon, ylli I kërcimit dhe i filmave hit të vitit 1984 “Breakin”, ndërroi jetë ditën e shtunë në moshën 58-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga motra e tij, Diana Wolgamott, ku tha se Falcon vdiq nga shkaqe natyrale në Long Beach, Kaliforni.

Njoftimi është shpërndarë edhe nga anëtarë të tjerë të familjes, miq dhe bashkëpunëtorë në mediat sociale, përfshirë Toni Basil, e cila kujtoi Falcon përmes Twitter. Ajo u shpreh:

Pusho në paqe miku im i dashur dhe bashkëpunëtori prej shumë vitesh, legjendë e vallëzimit. 10 qershor 1964 – 2 korrik 2022.

Falcon shfaqi aftësitë e tij në filmin klasik të drejtuar nga Joel Siberg, ku ai portretizoi Electro Rock 1. Mes aktorëve janë Ice T, Timothy ‘Poppin’ Pete’ Solomon dhe Adolfo ‘Shabba Doo’ Quinones, i cili vdiq më 29 dhjetor 2020. Falcon është gjithashtu i famshëm për bashkëpunimet e tij të shumta me Michael Jackson, kryesisht rolin e tij në “Smooth Criminal”, pjesa qendrore e filmit të vitit 1988 “Moonwalker”.

Ylli i vallëzimit u shfaq gjithashtu në vazhdimin e “Breakin”, “Electric Boogaloo”, një episod i Benson në 1985, Captain EO vitin e ardhshëm dhe në 1991 “Bill & Ted’s Bogus Journey”. Ai gjithashtu shërbeu si koreograf i filmit të animuar të vitit 1994 “Thumbelina”. Po ashtu u shfaq në videoklipe për Chaka Khan dhe Lionel Richie.