Art & Kulturë Film & Tv

Ndërron jetë shkrimtari i “The Simpsons”, shkak COVID-19

Marc Wilmore, një ndër shkrimtarët e “The Simpsons”, ka ndërruar  jetë në moshën 57 vjeç, pasi ishte infektuar me COVID-19.

Vëllai i Z. Wilmore tha në Twitter se shkrimtari kishte qenë “duke luftuar COVID” dhe kishte probleme të tjera shëndetësore.

“Vëllai im i ëmbël, Marc Edward Wilmore, vdiq natën e kaluar ndërsa luftonte me COVID dhe sëmundje të tjera që i kishin shkaktuar dhimbje për shumë vite,” -tha Larry Wilmore.

“Vëllai im ishte luani më i mirë, më i butë, i qeshur, engjëlli i vetëm që kam njohur ndonjëherë. Të dua vëllai i vogël.”

Wilmore ishte gjithashtu një shkrimtar për In Living Colour, PJs dhe F is For Family.