Sport

Ndeshja e 5 shtatorit, FSHF publikon çmimet e biletave për Shqipëri-Hungari!

Për grupin e parë të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, pas dy ditësh, në “Elbasan Arena” luhet Shqipëri-Hungari. Një ditë më parë në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit dështoi në përpjekjet për t’i rrëmbyer Polonisë një fitore e ndeshja përfundoi 4-1 pasi pësuam 4 gola.

E ndërsa kombëtarja do të ketë nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e tifozëve në ndeshjen e së dielës ndaj Hungarisë, FSHF ka nxituar të dalë me njoftim për biletat.

Çmimet variojnë nga 1000 në 15000 lekë. Shitja po bëhet në dyqanin zyrtar të FSHF pranë Air Albania, si dhe në biletarinë në “Elbasan Arena”.

Pas 4 ndeshjesh, Shqipëria numëron 6 pikë e ndodhet në vendin e katërt.