Aktualitet Sport

Ndeshja me Italinë, Rama për “Tuttosport”: Shpresoj të përfundojë në barazim!

Në një intervistë për gazetën “Tuttosport”, në prag të përballjes së Shqipërisë me Italinë, sonte në “Euro 2024”, kryeministri Edi Rama tha se për herë të parë në jetën e tij, shpreson që Italia të mos fitojë një ndeshje në Kampionatin Europian. Për Ramën, takimi mund të përfundojë në çfarëdo mënyre e se do të ishte mirë me një barazim. Kjo cilësohet si një sfidë jo e parëndësishme, duke pasur parasysh dhe afërsinë gjeografike të dy vendeve.

-Mirëmëngjes zoti Rama, Itali-Shqipëri këtë herë vlen për Kampionatin Europian. Çfarë efekti ka për ju?

Rama: E pabesueshme. Do të jetë hera e parë (dhe shpresoj e fundit) në jetën time që do të shpresoj që Italia të mos fitojë një ndeshje në Kampionatin Europian. Por, në çdo rast do të ishte mirë me një barazim, i cili, për Kuqezinjtë tanë do të ishte si një fitore. E di që barazimi me Shqipërinë do të ishte fillimi i provës kundër Spalletit, theksoi Rama.

-Për çfarë duhet të kemi frikë nga Shqipëria? Dhe, sipas jush, si përfundon ndeshja?

Rama: Duhet t’i frikësohemi epërsisë së qartë të Shqipërisë, ku sigurisht fitojmë… frymës së “hakmarrjes” së djemve të Sylvinhos dhe faktit që skuadra jonë nuk ka asgjë për të humbur. Mund të përfundojë në çfarëdo mënyre, por, duke qenë se Italia pothuajse nuk shkëlqen kurrë kur fillon një turne, shpresoj për një barazim, shtoi kryeministri.

-Si ka ndryshuar marrëdhënia mes italianëve dhe shqiptarëve në 30 vitet e fundit? Si e gjykoni atë për momentin?

Rama: Tani jemi një popull i ndarë nga deti, por i bashkuar në çdo gjë tjetër. Të ngjashëm si dy pika uji në pikat tona të forta e të dobëta, vuri në dukje shefi i qeverisë në përgjigje të pyetjes nga “Tuttosport”.