Celebrities Horoskopi Live From Tirana

Ndikimi i horoskopit dhe i bestytnive në Shqipëri/Kasandra Dragobia ndan me TAR disa fakte interesante!

Sot e ftuar në “Live From Tirana” ka qenë një nga personazhet më të ndjekur dhe më të pëlqyer në rrjetin social Instagram, Kasandra Dragobia. Ajo ka treguar më shumë rreth faqes së saj që nga fillesat dhe deri në ditët e sotme që ka arritur të numërojë me mijëra ndjekës.

Kasandra ka treguar se faqja e saj në fillim nisi me disa postime të thjeshta rreth librave, letërsisë, ngjarjeve dhe eventeve të ndryshme por që më pas ka evoluar duke qenë se edhe pasioni i saj është astrologjia dhe duke trajtuar tema të tilla rreth saj dhe kuriozitete ose diskutime të ndryshme, u krijua një komunitet shumë i mirë dhe i madh, i cili arriti të pëlqehej më shumë.

Po si lindi lidhja e Kasandrës me astrologjinë?

Lidhja ime me astrologjinë vjen po nga letërsia, kam qenë e apasionuar pas historive, mitologjisë dhe kështu avash-avash, por që ka një lloj baze e cila është shumë e hershme dhe është një lloj mënyre sesi njerëzit kanë shpjeguar gjërat dhe eventet e tyre në jetë duke parë yjet.

Postimet e saj gjithmonë janë pëlqyer shumë edhe nga të famshmit sidomos nga Mariza Ikonomi apo edhe Kastro Zizo. Ajo ka theksuar gjithashtu se ka një mbështetje shumë të madhe nga të gjithë ndjekësit ku shpesh herë i japin edhe sugjerime shumë interesante dhe shumë të bukura.

Kasandra gjithashtu ka treguar edhe historinë e saj në lidhje me paragjykimet që edhe shumë njerëz hasen pasi tregojnë se cilës shenjë apo edhe cilit ashendet i përkasin, ku ajo është shprehur se:

Ndonjëherë ne duhet të ndalim dhe duhet që t’i njohim njerëzit përtej këtyre epiteteve, plus që steriotipet asnjëherë nuk kanë qenë të frytshme, se është thikë me dy presa dhe të ndihmojnë nga një anë që ti të njohësh diçka pa patur nevojë të harxhosh shumë kohë, por nga ana tjetër përdorimin e saj negativ ku vendos epitete dhe nuk lejon veten që të shikosh përtej asaj që ke përballë. Ka të bëjë edhe me mendimin kritik.

Ajo ka shtuar se:

Të njohurit më mirë shenjat të ndihmon ty që të njohësh më mirë veten dhe situatën në të cilat gjendesh. Është mirë që të keni një sy të hapur ndaj astrologjisë.