Celebrities Gossip Showbiz

Ndjekësit e Donaldit dhe Trixa-s ndihen të kërcënuar nga postimi i fundit në llogarinë e Instagram të Einxhel!

Njërit nga çiftet më të pëlqyera të krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Einxhel dhe Dagz, u erdhi fundi rrugëtimit të tyre. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, si pasojë e një zinxhiri shpëtimi, në fund ngelën vetëm dyshja.

Sipas votave të publikut, ishte Dagz ai i cili rezultoi si më pak i preferuari mes të dyve për të vazhduar lojën dhe e mbylli me aq garën e tij prej 100 mijë eurosh. Eixhel u ndje realisht shumë e zhgënjyer sidomos nga Beatrix dhe Donald dhe u tha se njerëzit bëjnë sikur i duan, kur në fakt nuk i shpëtojnë asnjëherë.

Einxhel ka shprehur zhgënjim nga Donaldi dhe Beatrix që nuk shpëtuan Dagz. Teksa duket se marrëdhënia mes të treve është ndërprerë edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” ka nisur një ‘luftë’ mes ndjekësve.

Pak më parë në llogarinë në Instagram të Einxhel është postuar kjo foto e montazhuar ku duket Einxhel e cila po shënjestron Donald dhe Trixa-n dhe krahas është shoqëruar me mbishkrimin “Vëllai i madh po ju vëzhgon”.

Kjo foto ka nxitur menjëherë reagimin e ndjekësve të çiftit, të cilët kanë kërkuar një falje të menjëhershme nga administratorët e faqes së Einxhel, duke dyshuar se janë dy mikeshat e saj të ngushta, Fjoralba dheArgjira. Komente të shumta ka patur edhe në llogarinë e Top Albania Radio në Instagram.

Menjëherë pas reagimit të ashpër të ndjekësve të Donaldit, menaxhuesit e Instagram të Einxhelit e kanë fshirë postimin dhe kanë kërkuar falje publike me anë të një Instastory, duke treguar se nuk janë familjarë të Einxhel, por faqen e saj e menaxhon një ndjekës besnik i Einxhel. Ata kanë treguar se personi në fjalë po mban përgjegjësi dhe kanë kërkuar ndjesë publike.