Celebrities

Ndjekësit e TAR vendosin, ja kush mendojnë se duhet ta fitojë ‘BBV’!

“Big Brother VIP” është në ditët e fundit dhe padyshim që kurioziteti nga dita në ditë po bëhet më i madh. Të gjithë që kanë qenë të përfshirë në këtë rrugëtim kanë patur një jehonë shumë të madhe duke i bërë të jenë pjesë e situatave nga më të ndryshmet.

E teksa nga finalja e madhe na ndajnë vetëm dy ditë, emocionet sa vijnë e bëhen më të mëdha pasi çdokush që e ka ndjekur 24 orë në 7 ditë të javës për më shumë se tre muaj ka krijuar një lidhje të fortë dhe dëshiron që ta fitojë i preferuari i tyre, por dihet se ka vetëm një fitues. Pak orë më parë, në faqen zyrtare të Top Albania Radio është bërë një ‘poll’ ku ndjekësit e radios patën mundësi të votojnë se cilin dhe cilën prej banorëve shohin si fitues.

Theksojmë se ky votim është thjesht një votim i bërë në rrjete sociale dhe nuk ka të bëjë me televotimin nga numri zyrtar i ‘BBV’ që shpall zyrtarisht fituesin.

‘Poll-i’ është zhvilluar me dy banorëve djem, Ilirit dhe Donaldit dhe një ‘poll’ i dytë mes Einxhel dhe Beniadës. Rezultatet janë si më poshtë.

Mes Donaldit dhe Ilirit, ndjekësit e TAR kanë votuar për aktorin me 59%, balerinin me 41% dhe mes dy bukurosheve, Einxhel dhe Beniada, kanë zgjedhur këtë të fundit me një diferencë ku Einxhel ka 45% të votave dhe Beni 55%.