Celebrities Gossip Showbiz

Ndjekësit e urojnë për fejesën me Adrola Dushin, reagon Capital T!

Përpos karrierës si këngëtar, Kapo ka qenë shpesh i diskutuar për jetën e tij private. Së fundmi është përfolur shpesh për një lidhje dashurie me modelen e njohur Adrola Dushi. Megjithëse u diskutua gjatë në media, dyshja nuk pranuan kurrë publikisht se ka diçka mes tyre. Dyshimet dyshja i shtuan jo vetëm me një fotografi selfie të dyshes që bëri shumë bujë asokohe, por dhe pjesëmarrja e Adrolës si modele në klipin e tij.

Pak më parë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook u rishpërnda fotografia e famshme mes tyre dhe kjo gjë i ka bërë ndjekësit të dyshojnë. Menjëherë ata kanë nisur të komentojnë duke e uruar reperin për fejesën. Megjithatë, Kapo ka zgjedhur të reagojë me anë të një komenti duke treguar të vërtetën se thjesht ajo selfie është rishpërndarë nga menaxhuesit e faqes së tij dhe se nuk ka asnjë fejesë në horizont.

Kur t’fejona përnime ma boni përhajr, kjo foto u postu nga stafi im të cilët e menaxhojnë faqen time ju faleminderit. 

Epo, mos u gëzoni kot, nuk kemi asnjë dasmë në planet e afërta të Kapos…

I ftuar së fundmi në një intervistë, Kapo ka treguar më shumë për jetën e tij private si rrallëherë.

Thjesht nuk i ka ardh koha, ajo është me ndjenjë nuk është se e ki të përcaktuar, jeta shumë e ngarkuar nuk e ki kohën me ja dediku dikujt qysh duhet. Besoj zoti e ka shkru një fat për mu edhe kurdo që vjen mirësevjen.

Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme duke nisur që nga këngët e dashurisë (që për hir të së vërtetës janë ndër më të pëlqyerat nga ndjekësit thënë kjo nga klikimet e shumta që marrin) e duke vazhduar tek këngët më ritmike. Megjithatë aty ku Kapo ka treguar se shkëlqen gjithmonë është muzika hip-hop.

Pas “Buzëqeshjes” një kënge shumë verore që u pëlqye nga ndjekësit, reperi vendosi të “kthehet në origjinë” dhe këtë na e tregoi ditën e djeshme me projektin e ri muzikor që publikoi. “Valle” na e riktheu Kapon ashtu si jemi mësuar ta shohim gjithmonë.