Celebrities Gossip Showbiz

Ndjekësit të shqetësuar për Rita Ora-n, shumë po aludojnë se këngëtarja po kalon në anoreksi!

Së fundmi këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora është duke i habitur të gjithë më ndryshimin drastik në pamjen e saj. Mund të themi se është hera e parë që ylli i muzikës pop shfaqet kaq e dobët. Nuk e dimë se përse Rita ka vendosur të heqë kaq shumë kilogramë nga trupi i saj por dimë të themi që shumë ndjekës të këngëtares po dyshojnë se ajo është duke kaluar në anoreksi dhe madje janë të shqetësuar për shëndetin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Ndërkaq, nëse nuk e dini, Rita Ora dëgjon muzikë shqip. Po, po e lexuat mjaft mirë! Madje madje bukuroshja së fundmi ka ndarë me miliona ndjekësit e saj disa nga këngët e saj të preferuara. Këngëtarja ndau në ‘Instastory’ një playlist të këngëve shqiptare dhe kosovare që ajo i dëgjon dhe i pëlqen.

Së fundmi këngëtarja ndezi thashethemet se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë disa javë pasi konfirmoi martesën sekrete me Taika Waititi. 32-vjeçarja, së fundmi zbuloi se ajo dhe Taika ishin martuar në fshehtësi që vitin e kaluar, por kishin zgjedhur pikërisht muajin e kaluar ta bënin atë sekrete për të gjithë ndjekësit e tyre. Tani Rita i ka lënë fansat të pyesin nëse e kanë bërë hapin tjetër me një mbishkrim shumë të fshehtë në Instagram.