Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota Lifestyle

Ndodh edhe kështu/ I riu i dhuron veshkën vjehrrës, por e dashura e lë dhe martohet me dikë tjetër

Uziel Martinez një i ri meksikan u bë i famshëm në vendin e tij pak muaj më parë pasi i dhuroi veshkën vjehrrës së tij.

Një gjest i bukur dashurie ndaj të dashurës së tij e cila nuk tregoi asnjë shenjë mirënjohje për këtë fakt. Shumë shpejt ajo vendosi t’i japë fund lidhjes për t’u martuar me një burrë tjetër.

Uziel ka 43 mijë ndjekës në TikTok por video e tij është bërë aq e njohur sa është shpërndarë në çdo cep të botës nga miliona përdorues të internetit.

@uziel.ms

#desamor #medejo #novios #girlfriend #fakelove #2022 #fyp #parati

♬ favourite crime austin city limits – zoe (taylor’s version)

“I dhurova një veshkë nënës së saj. Ajo më la dhe u martua muajin tjetër” thuhet në mesazhin e tij.

Video ka marrë mijëra komente ngushëlluese për të riun. Shumë përgëzojnë për gjestin e tij fisnik dhe të përzemërt.