Botë e Çuditshme Food & Drink

Ndodh në Japoni, një shalqi Densuke shitet për 4300 euro!

Shalqiri i quajtur Densuke, i cili rritet në Hokaido të Japonisë, është shitur së fundmi për 600 000 jenë, rreth 4 300 euro gjatë korrjes së parë të këtij sezoni. Transmetuesi publik NHK raportoi se shalqinjtë Densuke, tipike për zonën Tom të Hokaidos, janë nxjerrë në shitje.

Me lindjen e diellit, u hap ankandi dhe një nga shalqinjtë u shit për 600 000 jenë. Shalqiri Densuke është i njohur për ngjyrën e errët të lëvores, pothuajse të zezë dhe në një nga ankandet e kaluara u shit për një rekord rreth 750 000 jenë (rreth 5 300 euro).

Ndërkaq, frutat më të preferuara të stinës së verës janë padiskutim mango dhe shalqiri. Megjithatë, nuk duhet ta teproni me sasinë. Shalqinjtë me përmbajtje të lartë uji janë të shkëlqyeshëm për të shuar etjen, por kjo sjell me vete disa efekte anësore. Edhe pse është një burim i shkëlqyer i ujit dhe fibrave dietike, shalqiri mund të shkaktojë probleme me tretjen, si diarre, fryerje dhe gazra.

Të gjithëve na ka ndodhur që të blejmë një shalqi dhe kemi parë që nuk është i kuq sa duhet. Por si të dalloni nëse është i pjekur apo jo? Për këtë, ekziston një truk shumë i thjeshtë. Sekreti qëndron tek trashësia midis vijave jeshile. Një përdoruese në rrjete sociale ka ndarë trukun që i mësoi një kultivues shalqiri.

E pyeta se cili ishte sekreti për të gjetur një shalqi të mirë dhe ai më tha se truku është që linjat e gjelbra të errëta të jenë dy gishta larg njëra-tjetrës.