Horoskopi

Ndodh pas 225 vitesh, ja si do të ndikojë tek ju rikthimi i Plutonit tek Ujori!

Plutoni kthehet te Ujori pas 225 vitesh dhe kjo do të thotë se sjell me vete eksperienca dhe ngjarje që nuk i keni përjetuar kurrë më parë. Më 23 mars, planeti i rilindjes, jetës dhe vdekjes kalon nga Bricjapi te Ujori shumë inteligjent. Hera e fundit që ndodhi kjo ishte nga viti 1778 deri në 1798.

Çdo shenjë e zodiakut pritet të jetë mjaft e prekur nga ky rikthim. Do të sjellë shumë mundësi, por edhe fillime të reja, emocionuese në marrëdhënie, duke shkaktuar ndjenja të forta. Mund të sjellë përsëri në jetën tuaj dashuritë e vjetra me një dinamikë të ndryshme që në asnjë mënyrë nuk do të krahasohet me të kaluarën pasi do të sjellë transformim total në gjithçka që prek.

Kjo do të thotë rigjenerim në çdo nivel. Në të njëjtën kohë, Plutoni në Ujor do të nxjerrë në dritë zbulime të mëdha teknologjike dhe shkencore duke e drejtuar botën që të bëhet më e informuar. Megjithatë, ai gjithashtu vjen për të na “shkundur”. Do të lërë shumë hapësirë ​​për të bërë fillime të reja por kjo nuk do të thotë se nuk do të shkaktojë edhe disa obsesione, tradhti, konflikte dhe sjellje destruktive. Zhvillimet gjatë rrugës do të jenë pozitive por do të duhet kohë. Plutoni do të qëndrojë në Ujor deri më 11 qershor 2023.