Bota Botë e Çuditshme

Ndodh prej 150 vitesh, 300 milionë kafshë ngordhin çdo vit në eksperimente laboratorike!

Më shumë se 150 vjet çdo ditë ndaj mijëra kafshëve kryhen eksperimente për qëllime mjekësore, kozmetike, ushtarake dhe industriale. Çdo vit në botë në eksperimente laboratorike vdesin 300 milionë kafshë. Eksperimentet laboratorike të cilat shfrytëzohen sot, datojnë që nga shekulli i mesëm, por nuk japin asnjë rezultat. Dita Botërore e Mbrojtjes së Kafshëve Laboratorike shënohet që nga viti 1985.

Ndërkaq, mbi një milion lloje të florës dhe faunës së egër kërcënohen me zhdukje, sipas faqes zyrtare të OKB-së. Miliarda njerëz, në vendet e zhvilluara dhe në zhvillim, përfitojnë çdo ditë nga përdorimi i specieve të egra për ushqim, energji, materiale, mjekësi, rekreacion, frymëzim dhe shumë kontribute të tjera jetike për mirëqenien njerëzore. Përshpejtimi i krizës globale të biodiversitetit, me një milion lloje bimësh dhe kafshësh që po përballen me zhdukjen, kërcënon këto kontribute për njerëzit.