Celebrities Gossip Showbiz

Ndoshta ju duket e çuditshme, por Ledri Vula “nuk e ka haberin” se çfarë sipërmarrje ka Sara…

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 350 mijë ndjekës në Instagram.

Famën që ka marrë nga rrjetet sociale, përveçse me reklama, ajo ka vendosur ta shfrytëzojë edhe duke i hyrë botës së biznesit. Së fundmi, bukuroshja ka bashkëpunuar për një linjë kozmetike me një blogere mjaft të njohur në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Sara Karajn.

Mirëpo, duket se Ledri “nuk ja ka haberin” se për çfarë ka të bëjë sipërmarrja më e re e Sarës. Si thuajse çdo djalë që nuk merr vesh nga make up-et e vajzave, në një intervistë të dhënë së fundmi, kur u pyet mbi këtë gjë ai tregoi se nuk ka shumë informacion.

E di që [Sara] ka bo diçka 

Ndërkohë, Sara ishte në studio në ato momente, por nuk u bë pjesë e intervistës.

Rikujtojmë se, para disa ditësh bukuroshja organizoi festën para lançimit të linjës me shumë të ftuar VIP që ishin aty për të mbështetur Sarën në këtë sipërmarrje të re të sajën. Me anë të disa fotove, nga vetë personazhet e famshëm të ftuar duke dhe ambienti ku u organizua festa për promovimin e ‘Skosmetics’.

Disa nga të ftuarit VIP, kanë qenë stilisti i njohur Niko Komani, bashkëprezantuesja e “Goca dhe Gra” Tea Trifoni, Ronela Hajati, modelja seksi Arta Nitaj, Jona Spahiu, Isida Mollaymeri e të tjerë.