Health & Beauty Lifestyle

Ndoshta keni krijuar varësi nga vrapimi dhe nuk e keni kuptuar, njihuni me studimin e fundit!

Së fundmi një hulumtim ka gjetur lidhjen e fortë me varësinë nga ushtrimet tek ata që përdorin vrapimin për të bllokuar mendimet negative. Vrapuesit që vrapojnë për të shpëtuar nga problemet e tyre mund të jenë në rrezik të zhvillimit të varësisë nga ushtrimet. Rreth një në katër “vrapues” tregojnë shenja varësie dhe më me dëshirë zgjedhin të mos kalojnë kohë me të dashurit e tyre në mënyrë që të shkojnë për vrap.

Një studim i ri tregon se cilët lloj njerëzish janë më të rrezikuar. Studimi, i cili përfshiu 227 vrapues rekreativë, zbuloi lidhjen më të fortë me varësinë nga ushtrimet tek ata që përdornin vrapimin për të bllokuar mendimet negative. Njerëzit që përdornin vrapimin për të përmirësuar jetën e tyre kishin më pak gjasa të bëheshin të varur. Këto dy tipe njerëzish e shohin vrapimin si arratisje.

“Njerëzit që nuk munden pa vrapuar mund të bëhen të varur dhe madje të ndjehen të turpëruar dhe të dëshpëruar pas vrapimit”- shpjegoi Dr.Frode Stenseng, i cili drejtoi studimin në Universitetin Norvegjez të Shkencë dhe Teknologji. Studimi, anketoi vrapuesit për mirëqenien e tyre, simptomat e varësisë nga ushtrimet dhe qëndrimet e tyre rreth vrapimit.

Ai zbuloi se pjesëmarrësit që vraponin për dy deri në 15 orë në javë ishin më pak të kënaqur me jetën e tyre nëse përdornin vrapimin për të shpëtuar nga problemet e tyre. Pyetësori i dhënë pjesëmarrësve vlerësoi qëndrimet e tyre ndaj vrapimit bazuar në atë se sa fort ishin dakord me 11 pohime se si ndihen kur vrapojnë. Ata që u pajtuan më shumë me thëniet si “dua të largohem nga vetja” dhe “i mbyll gjërat e vështira për të cilat nuk dua të mendoj”, e përdorën vrapimin si një arratisje negative.

Ata që përdorën vrapimin për arratisje pozitive kishin më shumë gjasa të pajtoheshin me deklarata të tilla si “Unë jam i mbushur me energji pozitive që mbart në pjesë të tjera të jetës sime”. Të dyja qëndrimet janë disi të lidhura me varësinë ndaj ushtrimeve, por njerëzit që përdorën vrapimin si një “arratisje negative” treguan shenja më të forta të një obsesioni jo të shëndetshëm ndaj vrapimit.