Celebrities Film & Tv Gossip

Ndoshta nuk e besoni dot, por këta aktorë urrejnë të shohin filmat e tyre!

Shia LaBeouf-it iu deshën shumë orë për të parë të gjithë filmat në të cilët luajti. Por jo të gjithë kolegët e tij ndajnë të njëjtin pasion për punën e tyre. Shumë prej tyre nuk e durojnë dot idenë për të parë veten në ekran dhe secili prej tyre ka arsyet e veta për të mos e bërë këtë. Disa të famshëm kanë rrëfyer se, pavarësisht dashurisë së tyre për procesin e xhirimit, shikimi i rezultatit nuk është dhe nuk do të jetë kurrë në agjendën e tyre.

1. Reese Witherspoon

Duket sikur Reese Witherspoon ‘zhytet’ aq thellë në një rol saqë fjalë për fjalë ndihet sikur ajo ka jetuar jetën e dikujt tjetër. Kjo është arsyeja pse ajo harron edhe skenat në të cilat ishte në të vërtetë ajo. “Ndonjëherë kap klipin e çuditshëm të diçkaje. E shikoj dhe mendoj: “Nuk e mbaj mend këtë. Është vërtet e çuditshme.”-shprehet Reese.

2. Julianne Moore

Julianne Moore ka fituar disa çmime Oscar dhe nominime ‘Golden Globe’. Por ylli i ‘Hunger Games’ tregon se ajo nuk mund të ulet për të parë asnjë nga filmat e saj. Madje ajo rrëfen se nuk ka parë asnjë prej tyre. “Më pëlqen të jem në film më shumë sesa t’i shikoj. Ky është emocioni im i madh, në vend që të shoh produktin e përfunduar.”-shprehet Moore.

3. Johnny Depp

Aktori hollivudian, 3 herë i nominuar për Oscar është gjithashtu i njohur për faktin se nuk i shikon filmat e tij. Ai thotë se këtë zgjedhje e ka bërë shumë kohë më parë dhe që nga ajo kohë nuk ka parë asnjë film të tij. Edhe gjatë intervistave, kur shfaqin disa klipe nga filmat e tij, ai dëgjon por nuk shikon në ekran. “Ndjehem sikur do të më dëmtojë.”-shprehet Depp.

4. Rupert Grint

Ylli i ‘Harry Potter’ gjithashtu nuk mund të durojë të shikojë veten në filma. Ai shprehet se ndoshta 3 episodet e para të “Servant” i ka parë në premiera, por më pas nuk i ka parë më. “Por tani që kam një vajzë, ndoshta do të më duhet t’i shikoj me të.”-shprehet Grint.

5. Jared Leto

Fituesi i çmimit Oscar, Jared Leto zakonisht nuk i shikon filmat e tij. Por ka pasur disa përjashtime, si ‘Requiem for a Dream’ dhe ‘Blade Runner 2049’. “Sapo e shikon, atëherë bëhet subjektive. Nuk jam i sigurt se sa fitore ka për mua.”-shprehet aktori. Ai gjithashtu thotë se shikimi i filmave të tij nuk është aq interesante, sepse ai tashmë e di se si do të përfundojnë.

6. Joaquin Phoenix

Joaquin Phoenix është një aktor shumë i talentuar, por ai vetë ka parë vetëm 2 nga filmat e tij të shumtë, “HER’ dhe “The Master”. Ai shpresonte se shikimi i filmave të tij do ta ndihmonte të mësonte dhe të rritej si aktor, por duket se mund t’ia dalë edhe pa i parë ato. “Mendova se mund të isha mjaftueshëm i pjekur për të parë dhe mësuar. Të mendoj që këto janë gabimet që janë bërë. Por është ende diçka me të cilën po luftoj.”