Lifestyle

Ndotja e ajrit u mori jetën 476 mijë të porsalindurve vitin e kaluar

476 mijë të porsalindur humbën jetën në 2019 nga ndotja e ajrit, kryesisht në Indi e në Afrikën Sub-Sahariane. Në këtë përfundim del një studim global i Institutit Amerikan “Health Effects”.

Më shumë se 116,000 fëmijë indianë vdiqën nga ndotja e ajrit në muajin e parë të jetës dhe 236,000 në Afrikën sub-Sahariane, sipas “Global Air 2020”. Autorët u bazuan në prova që lidhin ekspozimin e nënave shtatëzënë ndaj ndotjes së ajrit me rritjen e rreziqeve që fëmijët e tyre të lindin nën peshë apo shumë para kohe.

Ndërkaq, në tërësi raporti tregon se vitin e kaluar, ndotja e ajrit në botë, çoi në 6 milionë e 700 mijë viktima duke u bërë shkaku i 4-rt i vdekjeve, pas tensionit të lartë, duhanpirjes e problemeve nga kequshqyerja.