Sociale

Ndrojtje apo probleme, përse fëmijët nuk pranojnë as lavdërime as kritika

Nëse kur i thuhen fëmijës fjalë të mira ul kokën dhe e kthen papa, ndërkaq kur kritikohet rrotullon sytë, pasi sigurisht që duhet të mërzitet.

Por fëmija juaj nuk mund ta pranojë kritikën, por njëkohësisht i vogli juaj nuk di të përballet as me lavdërimet?

I shmanget çdo situate të re? Nuk inkuadrohet edhe aq në shoqëri? Nëse përgjigjet e këtyre pyetjeve janë po, fëmijës me siguri i mungon vetëbesimi.

Ekipi i shkencëtarëve të Universitetit të Cambridge ka konkluduar se vogëlushët që nuk reagojnë në formën e duhur apo fare edhe në rastet kur i lavdëroni, apo i kritikoni, nuk dinë të pranojnë komplimentet dhe kritikat. Thënë ndryshe nuk janë të sigurt në vetvete.

Ndërkaq, nëse ndaj lëvdatave fëmija përgjigjet me kthim koke apo me ulje koke, ndërsa ndaj kritikave me rrotullim sysh, do të duhej ta merrni situatën seriozisht dhe të angazhoheni që t’ia rrisni vetëbesimin – thotë psikiatri John Mcclain, udhëheqës i ekipit hulumtues.

Gjithashtu kjo ka të bëjë edhe me fëmijët të cilët frikësohen të bëjnë diçka të re, ndaj dhe heqin dorë që në start dhe i shmangen secilës situatë që për ta paraqet sfida.

Kjo gjithashtu është edhe një shenjë e pasigurisë dhe mungesë vetëvlerësimit, që nuk zhduket vetë, përkundrazi me kalimin e kohës shkakton probleme gjithnjë e më të rënda

Për këtë shkak fëmijët nuk shoqërohen me moshatarët, nuk dinë dhe nuk dëshirojnë të inkuadrohen në grup, ndërkaq kur ballafaqohen me situata më të vështira tregojnë shenja agresiviteti dhe energji të ndrydhura negative.

Për të mos ndodhur kështu, ekspertët këshillojnë që fëmijët të konsultohen me një psikolog sapo të vëreni ndonjë prej këtyre simptomave.

Por zgjidhja përfundimtare është që ju prindër të merreni seriozisht me fëmijën tuaj. Mos e lini pasdore, stimulojeni edhe në rastet e paditurisë së tij. Por mbi të gjitha ju duhet të jeni vet modeli praktik, pasi për fat të keq, fjalët janë të pamjaftueshme. Asnjëherë nuk është vonë për të ndihmuar fëmijën tuaj të eci para në jetë duke u përballur me frikërat e tij. Gjeni kohë për t’iu përkushtuar fëmijëve, asnjë çast nuk mund të kthehet më mbrapsht.