Celebrities Gossip

Ndryshe nga Harry dhe William, Beatrice dhe Eugenie i kalojnë bashkë vështirësitë!

Princeshat Beatrice dhe Eugenie po mbështesin njëra-tjetrën mes betejës ligjore të babait të tyre Princit Andrew, ka pohuar një ekspert mbretëror. Javën e kaluar, një gjykatës vendosi që Andrew do të duhej të përballej me një gjyq civil për akuzat për abuzim seksual.

Virginia Giuffre pretendon se shoku i Andrew, Jeffrey Epstein, e detyroi atë të kryente marrëdhënie seksuale në tre raste kur ajo ishte 17 vjeçe. Duka i Jorkut i mohon me forcë akuzat. Tani ish-korrespondentja mbretërore Jennie Bond thotë se vajzat e Andrew do të mbështeten tek njëra-tjetra ndërsa gjejnë një mënyrë për të kaluar një kohë të vështirë. Jennie tha për mediat e huaja:

Ato janë shumë të afërta si motra, janë shumë mbështetëse për njëra-tjetrën dhe mendoj se gjithë trazirat që kanë patur në jetën e tyre të re i kanë afruar më shumë. Në Familjen Mbretërore, ka një rreth kaq të kufizuar miqsh dhe familjarësh që mund ta kuptojnë situatën tuaj, por atëherë gjithmonë kam menduar se William dhe Harry do të kuptonin çdo situatë, por qartësisht kjo nuk është e vërtetë. Por me Beatrice dhe Eugenie, nuk kam dëgjuar për ndonjë ndërprerje të marrëdhënies së tyre.

Pas vendimit që çështja kundër Andrew do të vazhdonte në gjyq, një deklaratë bombë nga Buckingham zbuloi se atij do t’i hiqej lidhjet e tij ushtarake dhe titujt mbretërore që i ishin dhënë nga Mbretëresha. Kjo do të thotë se nuk do të përdorë më titullin e Lartësisë së Tij Mbretërore në asnjë cilësi zyrtare, pasi ai zhduket përgjithmonë nga jeta publike.