Celebrities Gossip Showbiz

Ndryshe nga shumë personazhe të tjerë, Fjolla Morina i del në krahë Trixa-s: “Shtrëngoje Donaldin, mos e lësho!”

Nëse ka një situatë të showbiz-it që po përflitet kudo, ajo është pikërisht trekëndëshi i dashurisë, Bora-Donald-Beatrix. Nuk ka të madh e të vogël që ka dëgjuar për këtë ngjarje dhe të mos ketë një anë që mban, duke përfshirë këtu edhe personazhe të njohur të showbiz-it.

Ndër to është dhe Fjolla Morina, e cila ndryshe nga shumë personazhe të tjerë i ka dalë në krahë Trixa-s, ku përveçse është shprehur me fjalët më të mira për të, e ka ‘këshilluar’ që mos ta ‘lëshojë’ Donaldin, pasi janë “çifti i përkryer”.

Je (disa emoji me yll)! Veç përpara e ti qëndro e fortë. Jeta jetohet si do vet. Mos u mërzit për komentet e batallgjinjëve le t’i marri era. Ti shtrëngoje Donaldin mos e lësho. Jeni çift i përkryer. 

Rikujtojmë se, lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar personazhe të ndryshëm si Luana Vjollca, Rezarta Shkurta, Rudina Dembacaj, Olta Boka, mamaja e Beatrix, Antigona Ramosaj e të tjerë. jo e fundit ka shpërndarë një reagim në llogarinë e saj në Instagram, ku Antigona ka përkrahur vajzën e saj dhe sigurisht që është kundër çdo komenti negativ që thuhet për të në rrjet. Megjithatë, ende publiku është i ndarë pas romancës së Beatrix me Donaldin. Një pjesë e madhe po i kritikojnë të dy për shkak të asaj që po konsiderohet “tradhti” ndaj prezantueses Bora Zemani që pati një raport pezull me aktorin e humorit që hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” që nga fillimi i aventurës.