Celebrities Gossip Showbiz

Ndryshe nga të tjerët! Aurela Gaçe e pret ditëlindjen në mënyrën më të çuditshme…

Aurela Gaçe është padyshim një nga këngëtaret më të mira prej vitesh tanimë e me plot gojë mund të themi se është një divë e muzikës shqiptare, e cila elektrizon skenën me zërin e saj. Ditën e nesërme, Aurela feston ditëlindjen e saj dhe mbush 47 vjeç. Këtë e ka bërë me dije me anë të një postimi shumë ‘funny’ në llogarinë e saj në Instagram.

Teksa ka publikuar një video ku shfaqet në palestër duke u ushtruar, këngëtarja ka shkruar:

Duke pritur 47 -vjetorin (nesër dmth). Të kujdesesh për shëndetin tënd fizik, shpirtëror, psikologjik, është dashuri jo vetëm për veten por edhe për ata që të rrethojnë. Sa më mirë të ndihemi me veten, aq më shumë dashuri shpërndajmë, aq më shumë japim në familje, në shoqëri.

Prej pak ditësh po përflitet në rrjete sociale ajo çfarë ndodhi në spektaklin e talenteve për fëmijë, ku Albi Nako dhe Erjona Rusi i drejtuan një vajze të vogël disa pyetje që u konsideruan nga publiku i gjerë si bullizuese dhe jo etike.

Teksa po ‘shënjestrohen’ kudo në median ‘online’ nga personazhe të ndryshëm të famshëm dhe jo vetëm, së fundmi ka reaguar dhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo është shprehur shumë e revoltuar ndaj kësaj situate.

Këto ditë, kam lexuar shumë statuse, mbi një video, ku praktikisht merreshin me peshën e nje fëmije. A besoni se kjo vjen papritur? U shfaq në TV ashtu krejt papritur? NE JEMI SHOQËRI BULLIZUESE! Po po, ne dhunojmë psikologjikisht këdo që nuk është në parametrat matës të syve tanë. Je xhuxh, një metër e një qofte, je lopë, elefant, je si fyell, shkop i hollë, pabuks, hundëderr, fshatar, provincial, ke kaluar të 30-at, je gjyshe, te del nje rrudhë, të thonë bëj servise, ti bësh të thonë maskë… edhe këtë nuk e bëjnë në tv, e bëjnë kudo. Nërrugë, në rrjetet sociale, në ambientet e shkollave, në shtepi.. po po, edhe në shtëpi. I ngjave sat ëme, rracë e keqe, si ke lënë gjë rracës së tët eti. Në shoqëri, në lagje…ke humbur kot për çun, je si burrë, cunat nuk qajnë, bëhu trim se je qullash etj etj etj. Secili nga ne, duhet të shohë brenda vetes. Ju, ne të gjithë, unë bashkë me ju, a kemi gjykuar ndonjeherë? A ju kanë gjykuar NDONJËHERË?