Celebrities Gossip Showbiz

Ndryshe nga të tjerët! Don Xhoni i kalon pushimet në…

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E teksa sezoni i koncerteve ka përfunduar, këngëtarët po shijojnë disa ditë relaksi duke pushuar në këto ditë shtatori. Ndryshe nga të tjerët që kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar pushime, Don Xhoni ka zgjedhur të shkojë në Venecia të Italisë.

Rikujtojmë se, si çdo reper tjetër të cilët njihen për ‘bad boys’ dhe reperi i hitit “Make a pose” nuk mund të qëndronte larg këtij stereotipizimi. Së fundmi me anë të një video-je live në Instagram ai tregoi se është gjobitur nga policia e Kosovës për shkak se nuk ka respektuar masat anti-Covid duke dalë në qytet gjatë orës policore.

Së fundmi reperi ka lançuar këngën e tij më të re, “Deri kur”. Kënga vetëm 1 muaj që është publikuar dhe numëron mbi 10 milion klikime, duke rezultuar shumë e pëlqyer.