Celebrities Ndryshe Showbiz

“Ndryshe” përmbyll sot sezon me një ‘best of’ për të mos u humbur!

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptar si edhe një prej personazheve më të dashur të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë për t’ju sjellë gjëndje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj.

Ky ka qenë misioni i “Ndryshe” ku Salsano dhe Adi kanë ‘thumbuar’ realitetin e shoqërisë sonë. Shoqëruar me muzikën e mirë të DJ Vini-t, “Ndryshe” ju ka argëtuar pa masë përgjatë këtij sezoni me disa nga rurbrikat më gazmore dhe interesante.

Një nga to ka qenë barsaleta e javës, ku Salsano Rrapi ka sjellë barsaleta të ndryshme që tashmë janë bërë virale në rrjet.

Një tjetër rubrikë shumë intersante, ishte ajo e telefonatës kurth, ku të martave gjatë orës 18:00-20:00 personazhet publike kishin frikë të hapnin telefonin për shkak se mund të binin në kurthin e “Ndryshe”.

Sigurisht që në këtë program nuk mund të mungonin as të ftuarit e shumtë nga bota e politikës, showbiz-it dhe televizionit. Personazhet më ‘in’ të momentit kanë kaluar nga studio e Top Albania Radio-s në “Ndryshe”, sa për pyetje shumë të vështira për t’iu përgjigjur, aq edhe për ato ‘pa nivel’ për një grimcë erotizmi dhe batutash gazmore.

Puthja  ishte një lojë, unë putha gjithë gocat në buzë e nuk u bë nami, për Ilirin u bë nami. Se shqiptarët ashtu thonë, e puthi vëllain në buzë.

Arjola Demiri

Ndërkohë, sot nga ora 18:00 deri në orën 20:00 “Ndryshe” ka episodin e fundit për këtë sezon me best of të këtij programi. Intervistat më të mira, barsaletat më gazmore dhe telefonatat kurth më komike nuk do të mungojnë në këtë episod.