Aktualitet

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, ja emrat!

Në një dalje të paralajmëruar për mediat, Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano, njoftoi sot ndryshimet e drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit. Për këto lëvizje, Nano u shpreh se “bëhen në funksion të prioriteteve të reja që ka përcaktuar Qeveria Shqiptare për institucionin e Policisë së Shtetit, si dhe për t’i dhënë impuls të ri personelit policor”.

Drejtues i Parë Lorenc Panganika emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Drejtues Hamdi Fiora, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Kryekomisar Gentian Berberi, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Drejtues i Parë Ardian Çipa, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Drejtues i Parë Alfred Çepe, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Drejtues i Parë Gjovalin Loka, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Drejtues i Parë Neritan Nallbati, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Drejtues Edmond Sulaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Drejtues i Parë Bledar Çeliku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Kryekomisar Oltion Bistri, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Drejtues i Parë Skënder Hitaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.
Drejtues i Lartë Rebani Jaupi është emëruar në detyrën Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në DPPSH.
Kryekomisar Alban Dautaj është emëruar në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit.

Ndryshime ka  edhe në drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit.

Drejtues Saimir Boshnjaku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë.
Drejtues Fatmir Hoxha, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Kryekomisar Sokol Cana, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.
Kryekomisar Arben Joca, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Shkodër.
Kryekomisar Lorenc Shehu, në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

Si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga nesër, Gledis Nano do të bëjë prezantimin e drejtuesve të rinj të Policisë, në çdo drejtori, si dhe do t’iu përcaktojë prioritetet e objektivat, për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë publike në luftën kundër krimit. Ai nënvizoi se “lëvizjet i paraprijnë ndryshimeve që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor”.

Më tej, shtoi:
Jemi në procesin e përmirësimit të akteve normative që rregullojnë veprimtarinë e Policisë së Shtetit, aplikimit të sistemit të ri të vlerësimit të performancës, si instrument kyç për të përmirësuar besueshmërinë dhe transparencën gjatë ecurisë në karrierë të punonjësve të Policisë së Shtetit, si dhe të studimit për riorganizimin e përgjithshëm të strukturës së Policisë së Shtetit.