Celebrities Live From Tirana Showbiz

Ndryshime të frikshme në shifrat e ndjekësve në Instagram-et e VIP-ave!

Në programin më të ndjekur në Top Albania Radio, “Live From Tirana” vjen rubrika juaj më e dashur që ju njofton për çdo ndryshim të ndodhur në shifrat e ndjekësve në Instagram-et e personazheve të famshëm.
“Social Top 5” vjen këtë herë e moderuar nga Ksenja Shoshaj dhe Elios Shuli për t’ju dhënë të rejat më të fundit.
Gjatë kësaj jave kanë ndodhur shumë ndryshime të mëdha, duke nisur me shtime drastike të ndjekësve deri tek rëniet me 4M ndjekës.
Cilët janë personazhet e njohur shqiptarë dhe të huaj që kanë shtuar më shumë ndjekës dhe cilët janë ata që kanë humbur do t’i shihni të listuar më poshtë.

Personazhet e huaja:

4. Në vend të katërt qëndron këngëtarja Doja Cat, e cila ka shtuar këtë havë 200K ndjekës.
3. Billie Eilish zë vendin e tretë me 300K ndjekës të shtuar.
2. Olivia Rodrigo vjen në vendin e dytë, asaj i janë shtuar 500K ndjekës.
1. Në krye qëndron futbollisti më i dashur, Cristiano Ronaldo, i cili ka fituar për këtë javë plot 9M ndjekës.

Personazhet shqiptarë:

4. Është rikthyer tashmë në Instagram, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba pasi i kishin vjedhur llogarinë.
3. Vendin e tretë e zë këngëtarja shumë joshëse, Samanta Karavella. Ajo ka shtuar 1K ndjekës gjatë këtyre ditëve.
2. Megi Pojani ka shtuar 2K ndjekës dhe qëndron në vendin e dytë.
1. Butrint Imeri kryeson pasi ka shtuar 9K ndjekës këtë javë.

Personazhet që kanë humbur ndjekës këtë javë, janë shqiptarë por dhe të huaj.
Më saktë, janë dy vajza të cilat mesa duket kanë humbur shumë ndjekës gjatë javës.
Kim Kardashian këtë javë çuditërisht ka humbur shumë ndjekës, 4M të tillë. Mendohet që kjo rënie të ketë ndodhur prej mbylljes së markës së saj të kozmetikës “KKW Beauty”. Si dhe ka vizituar Vatikanin teksa mbante veshur fustane të hapura dhe të tejdukshme. Ndoshta diçka e tillë i ka xhindosur fansat e saj.
Ndërsa nga ana tjetër është Sindi Loci, e cila për të tretën javë vijon të humbasë ndjekës, këtë herë me 3K.