Celebrities Gossip Showbiz

Ndryshime të papritura në Instagramin e Luizit, ja çfarë ka bërë motra e tij!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Vetëm pak më parë Instagrami zyrtar i Luizit, i cili menaxhohej nga shoqja e tij Gena ka pësuar ndryshime të befasishme. Me anë të një ppostimi në Instastory është lajmëruar se tashmë Instagrami do të menaxhohet nga motra e tij, Ina, e cila ka vendosur të bëjë disa ndryshime, duke vendosur foto profili një foto të saj me Luizin dhe duke ndryshuar emrin dhe duke vendosur emrin e saj, pra nga “luiz.ejlli” në  “ina.ejlli”. Në njoftimin e postuar në Instastory, motra e Luizit shprehet se kjo ka ndodhur për shkak të tentativave të shumë personave për ta vjedhur atë.

Fansa të dashur!

Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami co ta menaxhojë vetë.

Me shumë dashuri familja e Luizit.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Dhe padyshim që këto ngjarje janë fuqizuar edhe nga banorët e rinj, të cilët janë future gjatë javëve të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohë, pas një nominimi të fortë me Luizin dhe Kristin, ishte Armaldo ai që la shtëpinë e “BBV” këtë të shtunë. E teksa loja sa vjen e bëhet edhe më e fortë, Luizi duket se ka një suprizë për Oltën.