Aktualitet

Ndryshimet klimatike, emergjencë globale!

Për rreth dy të tretat e njerëzve në botë, krahas pandemisë koronavirus edhe ndryshimet e klimës përbëjnë emergjencë globale. Në këtë përfundim del një sondazh i zhvilluar me mbi një milion njerëz në 50 vende të botës. Thuajse gjysma e të pyeturve ishin të grupmoshës 14 deri 18-vjeç, pra të rinj. Për trajtimin e çështjes, ata sugjerojnë ruajtjen e pyjeve e tokave.

Sondazhi i  realizuar mes muajve tetor-dhjetor, u zhvillua nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

Njerëzit janë të frikësuar, i shohin zjarret në Australi dhe Kaliforni, i shohin stuhitë e kategorisë pesë në Karaibe, i shohin përmbytjet në Azinë Juglindore. Ata shohin rreth vetes dhe thonë: ky është një problem i vërtetë. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë”, tha Cassie Flynn, këshilltare strategjike e UNDP-së.