Aktualitet Çdo gjë është ashtu si duket

Ndryshimet klimatike, pasojat negative dhe cilat janë zgjidhjet, zbuloni gjithçka në “Çdo gjë është ashtu si duket”!

Në këtë podcast shndërrimi të “Çdo gjë është ashtu si duket” u fol për procesin e shndërrimit të energjisë. I ftuar ishte Kristi Kadzadej, një inxhinier mekanik që na njohu më tepër me problematikat si edhe sugjeroi disa zgjidhje. Por çfarë është ekzaktësisht energjia?!

Energjia është aftësia e diçkaje për të bërë punë.

Më tej, Kristi na tregoi se pse energjia lidhet me ngrohjen globale.

Arsyeja pse ekziston ngrohja globale është sepse ne harxhojmë energji. Disa nga burimet tona të energjisë, çlirojnë gazra serë që shkaktojnë efektin serë. Nuk duhet të quhet ngrohja globale, por ndryshime klimatike. Problemi është se ajo nuk sjell vetëm ngrohjen në mënyrë tradicionale. Por shkaktohet edhe rritja e temperaturës së ajrit.

Por cilat janë disa nga problemet që shkaktohen nga ndryshimet klimatike?! Ato na i zbulon më tej Kristi.

Bota bëhet e pabanueshme. Çdo verë ne po dëgjojmë për zjarret, kjo lidhet me ndryshimet klimatike. Shkrirja e akullnajave në Polin e Veriut është gjithashtu. Do i ndiejmë pasojat në mënyrë të prekshme. Ne do përballemi me një krizë energjetike.

Jo vetëm me problematikat, por Kristi na zbuloi edhe disa zgjidhje opsionale dhe duket se vendi ynë është shumë i favorizuar dhe e ka mundësinë e këtyre zgjidhjeve, teksa tregoi edhe për rëndësine e bashkëpunimit të qeverive në të gjithë botën.

Ne duhet të përdorim burimet e rinovueshme. Ne duhet të largohemi nga burimet tradicionale të energjisë. Duhet të ketë në bashkëpunim global mes të gjitha qeverive. Kina dhe India vendosën të heqin qymyrin. Jemi me fat sepse Shqipëria ka shumë burime natyrore. Përdorimi i bio hidrokarbureve është një zgjidhje. Ne gjithashtu kemi burime hidrotermale që mund t’i përdorim për të prodhuar energji. Janë disa gjëra, teknologji që duhet të mendohen edhe në Shqipëri.