Pasò Sport

Ndryshimet mes futbollistëve shqiptarë dhe të huaj, Halilaj dhe Jemini tregojnë diferencën!

E premtja sportive me “Pasó” vjen këtë herë me intervista tepër interesante. Të ftuar në lidhje telefonike për TAR ishin Jetmir Halilaj dhe Lorenc Jemini. Ata folën për ndeshjet e javës që lamë pas dhe rezultatet e tyre.

Megjithatë, momenti më pikant i intervistës ishte kur ata u shprehën për ndryshimet mes futbollistëve në Shqipëri e atyre jashtë vendit tonë.

Halilaj dhe Jemini nxorrën në pah problematikat kryesore që i pengojnë futbollistët shqiptarë të ecin më tej. Më së shumti, sipas tyre, ndikon stili i jetesës që këta futbollistë të rinj kanë.

Futbollisti shqiptar bën një orë e gjysmë stërvitje, ndërsa i huaji gjashtë orë. Është çështje koncepti sportiv. Fillon që nga përgatitja e fëmijëve, dhe vazhdon me disiplinën, ushqimin, stërvitjen. Futbollisti shqiptar mund të stërvitet mirë, por ka qejf edhe jetën e natës.

Por ata nxorrën në pah dhe një tjetër problem. Veç konceptit sportiv, gjëja çalon edhe diku tjetër.

A e shikon ku stërviten djemtë shqiptarë? Në çfarë terrenesh? Ata paguajnë akoma tridhjetë mijë lekë në muaj për të luajtur futboll.