Aktualitet

Ndryshimet në qeveri, Kuvendi i miraton me 76 vota pro!

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet e fundit në qeveri, me shkarkimin nga detyra të Arben Ahmetaj si Zëvendëskryeministër, emërimin e Belinda Ballukut në detyrën e Zëvendëskryeministres, dhe emërimin e Majlinda Dhukës si kryenegociatore.

Dekreti për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt dhe emërimin e Belinda Ballukut është miratuar me 76 vota pro, 32 kundër dhe asnjë abstenim.

Lindita Nikolla: Dekret nr.13835, datë 26.7.2022 “Për shkarkim Zëvendëskryeministri dhe ministri”, Votat: pro 103, kundër 3, absetim 0

Dekret nr.13836, datë 26.7.2022 “Për emërim ministri”: Votat: pro 76, kundër 32

Dekret nr.13837, datë 26.7.2022 “Për emërim Zëvendëskryeministri” Votat: pro 76, kundër 32, dekreti miratohet.

Edhe pse kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi debat në kuvend para votimit për ndryshimet e fundit në qeveri, kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla e rrëzoi kërkesën e tij.