Celebrities Gossip Showbiz

Ndryshimi drastik i aktores hollivudiane Brigdet Fonda pas 12 vitesh!

Mediat amerikane kanë publikuar fotot e para të aktores Bridget Fonda, pas 12 vitesh “në errësirë”, duke treguar ndryshimin drastik që ka pësuar 58-vjeçarja. Në fotot e fundit, Fonda duket larg formës perfekte që ka shfaqur kur ishte në kulmin e karrierës së saj, para se të tërhiqej nga kinematografia në vitin 2003, për t’iu kushtuar familjes.

Ajo kishte shtuar dukshëm në peshë, ndërsa ishte veshur sportive, me xhinse dhe një bluzë, teksa po ecte në rrugët e Los Anxhelosit. Aktorja është pjesë e një dinastie të mirëfilltë. Gjyshi i saj është aktori i ndarë nga jeta Henry Fonda, babai i saj, Peter Fonda, gjithashtu është aktor, ndërsa halla e saj është Jane Fonda.

Bridget Fonda debutoi në kinema në vitin 1969, kur ishte vetëm 5-vjeçe dhe ka luajtur në disa filma në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990, ku spikatin rolet në trilerin “Single White Female”, në vitin 1992. Gjithashtu, ka luajtur edhe në “The Godfather Part III” në vitin 1990, “Singles” në vitin 1993, “Point of No Return” në vitin 1993, “It Could Happen to You” në vitin 1994, dhe “Jackie Brown” në vitin 1997. Roli i saj i fundit ishte në një film televiziv në vitin 2002, të titulluar “Snow Queen”.

Foto e saj e fundit publike ishte në vitin 2009, kur bashkë me bashkëshortin Danny Elfman, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të filmit të Quentin Tarantino-s “Inglourious Basterds”. Në shkurt 2003, ajo u përfshi në një aksident rrugor, ku shpëtoi mrekullisht, por me dëmtime të mëdha në shpinë. Autoritetet thanë në atë kohë se nga vdekja e shpëtoi vetëm rripi i sigurimit.