Health & Beauty Lifestyle

Ndryshimi i orës dhe ndikimi në trupin e mendjen tonë!

Akrepat e orës kanë lëvizur një orë përpara kërë 26 mars dhe në vend të orës 03.00 ora tregoi 04.00. E mira e këtij ndryshimi është se dielli do të shkëlqejë për orë më të gjata dhe për këtë arsye errësohet më ngadalë, por ka edhe anë negative. Në fakt, ndryshimi i orës ka efekte në shëndetin, trupin dhe mendjen tonë…

Çrregullimet e gjumit

Më e zakonshme pas ndryshimit të orës është një çekuilibër në ritmin tonë cirkadian, i cili përcakton gjumin dhe zgjimin. Kjo do të thotë, ne mund të jemi veçanërisht të përgjumur gjatë ditës, por kemi vështirësi të biem në gjumë gjatë natës, përfundimisht të zgjohemi të lodhur në mëngjes.

Humbja e përqendrimit dhe lodhja

Pushimi i shqetësuar çon në mënyrë të pashmangshme në një ulje të përqendrimit gjatë ditës dhe ka ndikim edhe në punë. Kur flini keq dhe pak, lodhja është e pashmangshme.

Rritje e oreksit

Kur flini pak ndiheni më të uritur dhe sidomos dëshironi të hani ëmbëlsira. Kjo është arsyeja pse edhe në ndryshimin e kohës ne ndjejmë se duam të hamë më shumë.

Rritja e niveleve të kortizolit

Mungesa e gjumit dhe keqtrajtimi i përgjithshëm pasues rrisin nivelet e stresit dhe ankthit, të cilat korrespondojnë me një rritje të kortizolit të pranishëm në gjak, hormon i cili në sasi të larta çon në një mënyrë jetese stresuese.

Rritja e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Është vërejtur një lidhje midis rritjes së rrezikut të problemeve kardiovaskulare dhe ndryshimit të kohës. Shkaqet duhen kërkuar gjithmonë në shtimin e stresit për shkak të ndryshimit të orës biologjike dhe ritmit cirkadian.

Efektet psikologjike

Ndryshimi i kohës ka pasoja në humor, si pasojë shpesh keni nervozizëm të shtuar, alternime emocionesh dhe trishtimi dhe një ndjenjë shqetësimi dhe konfuzioni mendor.