Bota Lifestyle

Ndryshimi i qenve të Çernobilit nga qentë e tjerë, studim!

Një studim i ri i publikuar në “Science Advances” tregon se qentë që jetuan në zonën e Çernobilit janë gjenetikisht të ndryshëm nga ata të pjesës tjetër të botës. Studiuesit shprehen se ende nuk e dinë efektin që ka ky diversitet tek qentë e Çernobilit. Sipas tyre “Dogs of Chernobyl Research Initiative” ka mbledhur mostra gjaku nga këta qen që nga viti 2017 dhe deri më tani ka analizuar gjenomin e 302 ekzemplarëve që jetojnë në dhe përreth zonës së Çernobilit.

Konkretisht në tre zona të ndryshme, një ngjitur me centralin, një 15 km larg dhe një 45 km larg, pranë qytetit të Slavutych, i cili është jashtë kësaj zone dhe ka nivele relativisht më të ulëta të rrezatimit. Rezultati i parë i analizës ishte konfirmimi i ekzistencës së tre grupeve të ndryshme familjare. Më i madhi gjendet në të tre zonat e studiuara, ndërsa të tjerat kanë një gamë më të kufizuar.

Është interesante se këto tre grupe familjare shpesh përzihen me njëri-tjetrin, duke përzier grupin e gjeneve në të gjithë zonën radioaktive. Një krahasim me gjenomet e qenve të tjerë nga pjesa tjetër e botës ka treguar se ata të Çernobilit tani janë gjenetikisht të ndryshëm prej tyre. Studimi zbuloi raste të “ndotjes gjenetike” që vinte nga jashtë. Sipas autorëve kjo ndodh sepse disa njerëz po kthehen për të jetuar në Çernobil dhe rrethinat e tij vitet e fundit, duke sjellë me vete miqtë e tyre katër putroshë, të cilët përfundojnë duke u çiftëzuar me qen vendas.

Hapi tjetër i kësaj pune do të jetë identifikimi i modifikimeve thelbësore gjenetike dhe dallimi i tyre nga ato “formale” (mutacione në pjesë të gjenomit, por që nuk prodhojnë efekte në organizëm) dhe do të përdoret për të kuptuar më mirë efektin e ekspozimit të vazhdueshëm ndaj rrezatimit.