Celebrities

Ndryshoi botën e muzikës, zbulohet data e publikimit të dokumentarit për jetën e Avicii-t!

Ai ndërroi jetë 3 vite më parë në mënyrë tragjike dhe e gjithë bota u shokua që botës së muzikës do t’i mungonte pikërisht ai, DJ i ndjerë suedez, Avicii. Së fundmi janë zbuluar detaje të reja nga dokumentari i ri, për jetën e tij.

Sipas “Billboard”, dokumentari do të publikohet në vitin 2023 dhe do të përmbajë pamje nga prapaskenat, intervista me familjen, miqtë, kolegët, klipe dhe intervista me Aviciin. Dokumentari do të prodhohet nga regjisori Björn Tjärnberg dhe “Candamo Film”, në bashkëpunim me Televizionin Kombëtar Suedez.

Në një deklaratë për “Billboard” thuhej se:

Do të jetë një pasqyrë në muzikën dhe artistin që përcaktoi një epokë dhe ndryshoi botën e muzikës përgjithmonë dhe është një histori nga afër, intime dhe epike për sukseset e tij të pashembullta dhe përpjekjet e tij për të përballuar presionin.

Dokumentari është xhiruar nga regjisori suedez Henrik Burman i cili u shpreh se:

Qëllimi im është të siguroj një perspektivë të sinqertë dhe të re për jetën e Avicii-t. Unë dua që ky të jetë një film që befason auditorin dhe sfidon imazhin e publikut për artistin më të madh ndërkombëtar të Suedisë dhe duke vepruar kështu, gjithashtu do të ndriçojë atë që muzika e tij ka nënkuptuar për kaq shumë njerëz.

Rikujtojmë, se së fundmi në nder të tij një ndër arenat më të njohura të vendit po riemerojnë “Avicii Arena”. Këtë lajm e bëri të ditur babai i Avicii-t. Në një deklaratë, Klas Bergling tha se:

Ishte një moment i rëndësishëm në karrierën e tij kur ai performoi këtu 9 vjet më parë dhe ai do të ishte jashtëzakonisht krenar që kjo ndërtesë ikonike nga sot do të mbajë emrin e tij.