Aktualitet

Ndryshojnë masat, ja kushtet që duhet të plotësoni nëse do të udhëtoni drejt Holandës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton rregullat e reja të vendosura nga Holanda për udhëtimet nga Shqipëria drejt këtij vendi.

Nga data 25 shkurt 2022, të gjithë personat që udhëtojnë drejt Holandës pas qëndrimit në vende jashtë BE, përfshirë Shqipërinë, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen pas mbërritjes.

Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtimin përfshin:

Certifikatën e vaksinimit,

Testin negativ ndaj COVID-19 (PCR ose antigjen).

Testi negativ PCR duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ i antigjenit jo më i vjetër se 24 orë përpara nisjes.