Sport

Ndryshojnë vendet organizatore të Euro 2020

UEFA njoftoi ndryshimin e vendeve organizatore të EURO 2020-ës. Sevilja zëvendëson Bilbaon dhe ndeshjet e Dublinit u zhvendosën në Shën Pjetërburg dhe Londër.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin:

Ne kemi punuar me kujdes me federatat pritëse dhe autoritetet lokale për të siguruar një mjedis të sigurt dhe festiv në lojëra dhe unë jam vërtet i kënaqur që jemi në gjendje të mirëpresim spektatorë në të gjitha ndeshjet për të mbështetur kombëtaret e futbollit në të gjithë kontinentin.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi një video-konferencë dhe u informua për konfirmimin e dhënë nga autoritetet lokale se të katër ndeshjet e UEFA EURO 2020 në Mynih do të ishin në gjendje të pranojnë minimumi 14.500 spektatorë.  Mynihu u konfirmua si një vend pritës për kampionatin.

Të katër ndeshjet e planifikuara fillimisht në Bilbao u zhvendosën në stadiumin La Cartuja në Sevilje. Këto ndeshje mbështeten nga Komuniteti Autonom i Andaluzisë, i cili ka konfirmuar synimin e tij për të lejuar praninë e spektatorëve deri në 30 për qind të kapacitetit të stadiumit për tre ndeshjet e Grupit E dhe ndeshjen e Xhiros së 16-të.

Të tre ndeshjet e Grupit E, fillimisht të planifikuara për në Dublin do të zhvendosen në Shën Pjetërburg, i cili tashmë do të presë tre takime të Grupit B dhe një të çerekfinales. Ndeshja e Raundit të 16-të e planifikuar fillimisht në Dublin do të zhvendoset në Stadiumin Wembley në Londër.