Botë e Çuditshme Design

Ndryshon ngjyrë kur temperaturat janë të ulëta, ju njohim me diamantin e rrallë!

Janë në mesin e gurëve më të rrallë e të çmuar dhe kapin vlerë e qindra mijëra funteve. Bëhet fjalë për diamantët por shkencëtarët së fundmi kanë zbuluar një lloj të ri të tyre që ndërron ngjyrë dhe që ndryshe po njihet si “diamanti kameleon”.

Në vend që të ndryshojë ngjyrë kur nxehet, diamanti i ri nga ngjyra e hirtë merr ngjyrë të verdhë por kjo ndodhë kur janë temperaturat shumë të ulëta. Zbulimi është bërë nga Stephanie Persaud nga Instituti amerikan në Calrsbad të Kalifornisë, ku ndërsa po ndante disa gurë të cmuar për klientët, vuri re sesi ndryshoi ngjyra e diamantit kur ishte në të ftohtë.

Vlera e diamantit mbetet e panjohur, pavarësisht që ekspertët besojnë se mund të kushtojë shumë shtrenjtë. Që ta ndryshojë megjithatë sa më qartë ngjyrën, nga gri në të verdhë të çelët, ai duhet të futet në një vend të posaçëm ku temperatura të arrijë atë të azotit të lëngshëm prej 196 gradë celsius.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se një studim i ri i botuar në “Scientific Reports” hedh dritë mbi origjinën e thellë të tre llojeve të diamanteve që janë formuar në planetin tonë. Gurët më të fortë në botë nuk kanë të njëjtën origjinë, por ato mund të formohen në vende dhe kushte shumë të ndryshme.

Ne tashmë dimë pothuajse gjithçka për të ashtuquajturat ato litosferike, ndërsa dimë pak për ato që formohen në oqeanet dhe në qendër të Tokës. Tani është zbuluar se këto të fundit, ndryshe nga sa mendonim, kanë një origjinë organike të papritur.